Kurti: Zemrat tona janë plot krenari e shpresë, për sakrificat dhe sukseset e sportistëve tanë

23 Korrik, 2021 - 7:55 pm

Sot është bërë hapja zyrtare e Lojërave Olimpike në Tokio.

Janë gjithsej 11 sportistë të Republikës së Kosovës, të cilët edhe parakaluan në këtë ceremoni madhështore.

Për parakalimin e sportistëve të Kosovës, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

”Pas një rruge të gjatë, trasuar me fuqinë e ëndrrave të shumë brezave sportistësh, ekipi olimpik i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Përkushtimi i jashtëzakonshëm e përpjekjet e pandalshme të tyre për të ngadhënjyer mbi çdo barrierë e sfidë në këtë rrugëtim, janë frymëzim për të gjithë ne.

Zemrat tona janë plot krenari e shpresë, për sakrificat dhe sukseset e sportistëve tanë.

Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë!’‘, ka shkruar Kurti në postim. / KultPlus.com

Të ngjajshme