Labeouf përballet me kritika për çmimin e fituar

29 Maj, 2020 - 5:30 pm

Aktori Shia Labeouf është ballafaquar me kritika të shumta, pasi që e mori një çmim që u dedikohet talenteve në ardhje në botën e kinematografisë.

33-vjeçari ka ngjallur reagimin e disa skenaristëve të rinj, pasi fitoi çmimin “High Scribe” që jepet në festivalin e filmit Sun Valley. Derisa çmimi u jepet skenaristëve të rinj, si shenjë përkrahjeje, ndarja e tij një aktori që ka shkëlqyer në një seri të filmave, ka ngjallur kritikat nga skenaristët e rinj.

“Çdo garë që e nderon me çmimin kryesor një skenarist të njohur të Hollywoodit, nuk i meriton 50 dollarët e mia”, ka thënë skenaristi Kyle Andrews. “Nuk dua të përmend atë, sepse është aktor i mirë, por për një kompani që merr paratë e skenaristëve dhe pastaj çmimin kryesor ia ndan Shia Lebouf, është një nivel i mosmirënjohjes të cilën nuk mund ta kuptoj”, ka shtuar Andrews.

Një tjetër skenarist është tallur, duke thënë se ndihej i nderuar që garoi me një aktor të njohur. “Humba garën ndaj Shia LaBeouf. Shpresoj që ai do të ndajë 1 mijë dollarë për të krijuar diçka të veçantë”, ka thënë ai.

Pasi fitoi çmimin “High Scribe”, aktori i filmave “Transformers”, do të ketë një takim me skenaristët e rinj, me të cilët do t’i ndajë përvojat e tij në filma. Ekipi i aktorit ka sqaruar krejt rastin, duke thënë se edhe ai është i ri në zanatin e skenaristit.

“Është i lumtur që është pjesë e komunitetit dhe i kënaqur me çfarëdo mundësie të fituar brenda punës që bën”, ka sqaruar ekipi i aktorit.

Të ngjajshme