Lansohet logo e 15-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju dedikohet prodhimeve vendore

6 Shkurt, 2023 - 10:53 am

Republika e Kosovës, më 17 shkurt të këtij viti feston 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj, ndërsa sot, sikur çdo vit tjetër, IMAGE of KOSOVO në bashkëpunim me Ibrahim Bekirin kanë prezantuar logon e këtij viti.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit logo i dedikohet prodhimeve vendore.

Përmes kësaj logo, bëhet thirrje që të blihen produktet vendore dhe të bojkotohen ato serbe.

“Blej 390, fuqizo shtetin tënd”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Të ngjajshme