Le Figaro 1951: Arsyeja e shkëputjes së Kishës Katolike të Shqipërisë nga Vatikani

17 Dhjetor, 2022 - 12:35 pm

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Dhjetor 2022

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 4 gushtit 1951, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me “arsyen” e shkëputjes së Kishës Katolike të Shqipërisë nga Vatikani, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kisha Katolike e Shqipërisë është e ndarë nga Vatikani

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 3 gusht (Reuters, A.F.P.). — Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, sot në Shqipëri ka hyrë në fuqi statuti i ri i Kishës Katolike.

Kjo kishë i ka shkëputur lidhjet me Vatikanin dhe është konstituuar në Kishë kombëtare, njofton gazeta “Zëri i Popullit” e Tiranës, e cila, duke theksuar rëndësinë “primordiale” të kësaj ngjarjeje, sulmon ashpër Vatikanin, të cilin ajo e akuzon se i ka vënë “parimet e tij fetare në shërbim të imperializmit amerikan” dhe se është kthyer në “një nga qendrat më të rëndësishme të spiunazhit dhe diversionit që punon kundër Shqipërisë”.KultPlus.com

Të ngjajshme