Lea Ypi: Ismail Kadareja ka zbritur në ferrin e komunizmit shqiptar për t’ia rrëfyer botës si askush tjetër

28 Janar, 2023 - 1:35 pm

Sot, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, feston 87-vjetorin e lindjes, përcjell KultPlus.

Përmes një postimi në Facebook, shkrimtarja Lea Ypi e ka uruar Kadarenë duke e cilësuar atë si shkrimtarin që arriti t’ia rrëfejë botës komunizmin shqiptar si askush tjetër.

“Ismail Kadareja ka zbritur në ferrin e komunizmit shqiptar për t’ia rrëfyer botës si askush tjetër. Ka nga ata që nuk e falin dot pse doli gjallë. Me sa duket çjerrjet e hienave që u sorollaten varreve të viktimave, u hyjnë në punë më shumë se çlirimi i shpirtit të tyre në art. Nga unë, gëzuar ditëlindjen!”, ka shkruar Lea Ypi në Facebook./ KultPlus.com

Të ngjajshme