Lea Ypi zë vend në 10 mendimtarët kryesorë të botës, lë prapa Elon Musk

10 Shtator, 2022 - 2:30 pm

Revista britanike ‘Prospect’ ka shpallur 10 mendimtarët kyresorë botërorë të vitit 2022 në mesin e tyre edhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi.

Profesoresha e Shkencave Politike zë vendin e 7-të në këtë listë duke lënë mbrapa ndërmarrësin e njohur amerikan Elon Musk, raporton Gazeta Express.

Lea Ypi është profesoreshë e Filozofisë Politike në “London School of Economics” (LSE) dhe profesoreshë e asociuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë.

Nga 50 mendimtarët sa ishin në listë, lexuesit kanë votuar për 10 nga ta, kurse listën e kryeson filozofja Kathleen Stock.

Themeluesi i Tesla, Elon Musk renditet në vendin e 8-të të listës së 10 mendimtarëve të botës./  KultPlus.com

Të ngjajshme