Leonardo DiCaprio mbështet nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa

31 Tetor, 2019 - 8:03 pm

Aktori i njohur i Hollywoodit Leonardo DiCaprio i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i heceve.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, ai shkruan për ndërtimin e HEC-eve dhe shfrytëzimin e saj për prodhimin e energjisë elektrike.

DiCaprio gjithashtu evidenton dëmet që këto ndërtime do t’i sjellin ekosistemit si dhe kontaminimin e ujit.

“Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj. Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre” – shkruan DiCaprio.

Të ngjajshme