Liam Gallagheri konfirmon se vitin tjetër do të sjellë albumin e tij të tretë

1 Shtator, 2020 - 11:00 pm

Liam Gallagher ka zbuluar se më 2021 do të lansojë albumin e tij të tretë.

Megjithatë, ai ka thënë se gjatë këtij viti do të publikojë ndonjërën prej këngëve, shkruan NME.

Ish-këngëtari i Oasis kishte lansuar këngën “Why Me? Why Not”, në shtatorin e vitit të kaluar, transmeton KOHA. 

Një fans sot e ka pyetur në Twitter se a po e sjellë LP3 “këtë vit apo vitin tjetër”?.

Gallagher i është përgjigjur duke i thënë se, “vitin tjetër, por do të lansojë diçka këtë vit”.

Të ngjajshme