Likaj pret përfaqësuesit e SBAShK-ut, diskutohet për fillimin e vitit të ri shkollor

1 Shtator, 2020 - 5:00 pm

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në vazhdën e konsultimeve të rregullta për fillimin e vitit të ri shkollor, takoi sot përfaqësuesit e SBAShK të udhëhequr nga kryetari, Rrahman Jasharaj.

Në këtë takim u diskutua për përgatitjet që po bëjnë institucionet arsimore për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor 2020/2021, njofton MASH, transmeton Klan Kosova.

Likaj, ndër të tjera, i informoi përfaqësuesit e SBAShK-ut për pakon e masave të Qeverisë për mbështetjen e komunave për krijimin e kushteve për fillim të vitit të ri shkollor.

Ndërsa, përfaqësuesit e SBAShK-ut shprehën interesim për kujdes të shtuar për mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve në gjendje të rënduar shëndetësore, si dhe për procesin e testimit të një mostre të caktuar të mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor.

Në fund, dy palët u dakorduan që të vizitojnë një numër të shkollave për të parë për së afërmi nivelin e përgatitjeve të institucioneve arsimore.

Të ngjajshme