Liqeni i Baikalit, një bukuri e rrallë natyrore e Siberisë

2 Mars, 2021 - 10:07 pm

I madh si një det dhe i thellë sa një hendek oqeani, liqeni Baikal në Rusi është një nga mrekullitë natyrore të botës.

Me një sipërfaqe më të madhe se Belgjika, liqeni përmban gati një të katërtën e të gjithë ujërave të ëmbla në botë. Pellgu masiv i tij është aq i madh sa që të gjithë lumenjve në planet do t’u duhej një vit i tërë për ta mbushur atë.

Pavarësisht kërcënimeve nga tubacionet e naftës dhe aktiviteteve të tjera njerëzore, liqeni Baikal mbetet kryesisht i pacenuar, me një ekologji jo të rrezikuar nga ndotja e mjedisit, kjo edhe për shkak të madhësisë së tij, si dhe vendndodhjes së largët.

Me florën, faunën dhe kulturën unike të vendasve lokalë, “deti” i shenjtë i Siberisë tërheq në çdo sezon artistë, fotografë dhe turistë nga e gjithë bota. \ a2news/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme