Lokalet e gastronomisë mbyllen nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit

5 Korrik, 2020 - 5:19 pm

Pas takimit me krerët e institucioneve shëndetësore, Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditura disa nga masat e reja administrative për menaxhimi e situatës me Covid-19.

Ai në një konferencë për media deklaroi se do të ndryshojë orari i punës së gastronomisë në vend.

“Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 00:05 të mëngjesit. Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away”.

“Do të reduktojmë numrin e të punësuarve nëpër institucione, do jetë vetëm stafi i domosdoshëm”.

“Në institucionet shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë joesenciale pra të cilat  mund të presin më tutje si operacione të lehta”.

“Do të mbledhim kryetarët e komunave që të punojnë  bashkë dhe të aktivizojnë shtabet komunale ashtu si kanë bërë më herët që të përcjellin numrin e personave të prekur”.

“Transporti i udhëtarëve do të përgjysmohet në kapacitetin e numrit të njerëzve që marrin”.

Hoti ka folur edhe për reportazhe që do të jenë të realizuara në Klinikën Infektive të cilat do të shfaqin se si pacientët  e prekur me Covid-19 e luftojnë .

“Do të fillojmë me reportazh të rregullt nga Klinika Infektive, në mënyre që t’iu tregojmë qytetarëve se me çfarë përballen pacientët. Në bazë të vlerësimeve, 30 % e qytetarëve në Kosovë, nuk besojnë që COVID është real, nuk besojnë që ai është i rrezikshëm. Kjo është e patolerueshme. Çdo natë do të ju tregojmë se si njerëzit përballen me jetën e tyre në Klinikën Infektive”.

“Sa i përket inspektimit, qytetarët bizneset nuk janë duke i zbatuar masat. Do të zbatojmë Ligjin në fuqi për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse për të shqiptuar të gjitha gjobat apo masat e nevojshme e ndaj qytetarëve dhe bizneseve që nuk i respektojnë rekomandimet e institucioneve. Të gjitha inspeksionet do të angazhohen tek Inspektorati Sanitar që ka fuqi ligjore për të shqiptuar këto masa”.

“Të gjitha këto sot do të miratohen në vendimin e qeverisë, po ashtu do të miratohet edhe plani i veprimit  për Covid-19 që është duke u bërë nga MSH-ja”. /KultPlus.com

Të ngjajshme