Loriana Kuka e fiton medaljen e bronztë, e çon në katër numrin e medalje për Kosovën në Katar

13 Janar, 2021 - 4:49 pm

Loriana Kuka e ka fituar medaljes e bronztë në Mastersin e Dohas, pasi e ka mposhtur xhudisten angleze Natalie Powell të mërkurën, duke e çuar në katër numrin e medaljeve të fituara nga Kosova në Katar.

Xhudistja kosovare Kuka vuajti dhe iu desh të djersitet shumë për ta mundur anglezen në luftën finale për medaljen e tretë më të mirë në turneun e Katarit në kategorinë deri në 78 kilogramë.

23-vjeçarja nga Peja e hodhi në dysheme Powellin dhe shënoi pikë ippon në kohën shtesë (Golden Score).

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në turneun e parë të këtij vitit në xhudo, pas të artës që e fitoi Distria Krasniqi dhe dy të bronztave të tjera të fituara nga Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova një ditë më parë.

Kuka pati një fillim mbresëlënës në Doha, duke i fituar bindshëm dy luftërat e para, kundër xhudistes nga Gaboni Sarah-Myriam Mazouz dhe ndaj francezes Audrey Tcheumeo.

Ajo, megjithatë, e humbi mundësinë për të luftuar për medalje të artë apo argjendtë, duke pësuar disfatë kundër ish-kampiones së botës nga Japonia, Shori Hamada.

Garuesja nga Peja nuk e humbi motivin dhe i fitoi dy luftërat e nevojshme për ta rrëmbyer medaljen e bronztë në repechage, kundër kubanes Kalimea Antomarchi dhe ndaj anglezes Powell.

Dje garoi edhe Akil Gjakova, i cili megjithatë dështoi në përpjekjet e tij për të fituar medalje./ KultPlus.com

Të ngjajshme