“Lu Mappamundi”, koncerti që solli tingujt e Mesdheut në TKOB

11 Korrik, 2025 - 1:31 pm

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, koncerti “Lu Mappamundi” e çoi publikun në një udhëtim muzikor nëpër Mesdhe.

Koncerti erdhi si një rrëfim me zë, tinguj dhe valle që përshkon shekuj dhe brigje, nga Napoli në Andaluzi, nga Sicilia në Greqi, duke sjellë këngë dashurie, ritme popullore dhe melodi të harresës dhe çlirimit. Mbrëmja ishte e larmishme me instrumente historikë, zëra të rrallë dhe pasion për rrënjët muzikore të Mesdheut, në ritmet e Ensemble Pentàgonon.  “Lu Mappamundi” kujtoi një botë të përbashkët që përqafohet nga të njëjtat ujëra dhe emocione.

Pjesë e ansamblit që performoi mbrëmë në TKOB ishin artistët: Agnese Allegra (vokal), Alessia Travaglini (viola da gamba), Lorenzo D’Erasmo (perkursione historike), Angelo Basile (violinë baroke) dhe Alessandro Gonfiantini (kitarë baroke)./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme