Lum Rrahmani, djali me inteligjencë superiore është renditur i pari në garën ndërkombëtare në Dubai

29 Janar, 2021 - 4:00 pm

Lum Rrahmani është vetëm 6 vjeçar dhe po befason me dijen e tij. Lumi mund të zgjidhë detyrat e klasës së 4-të, di shkrim – lexim dhe jo vetëm këto, shkruan KultPlus.

Lumi i cili tashmë ka filluar klasën e parë, ka fituar shumë bursa për shkollim.

Sukseset kanë nisur të bëhen rutinë e përditshmërisë së Lumit. Ai tashmë është renditur i pari në garën ndërkombëtare të organizuar nga Brainobrain të mbajtur virtualisht në Dubai.

Lumin sot e ka pritur në takim ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga e cila është shprehur krenare për djalin me inteligjencë superiore, duke e cilësuar kampion.

“Sot e pata përsëri në vizitë Lumin, djalin me inteligjencë superiore.

Ai sot së bashku me Gjinin dhe nënën e tij, erdhën të më sjellin lajme shumë të mira. Lumi ka fituar shumë bursa për shkollim si dhe tashmë ka filluar klasën e parë, e cila po i shkon shumë mirë. Krahas shkollës Lumi ka filluar të angazhohet me shumë përkushtim edhe në kurse tjera.

Gjithashtu, javën e kaluar, në mesin e 52 shteteve Lumi është renditur i pari në garën ndërkombëtare të organizuar nga Brainobrain të mbajtur virtualisht në Dubai.

Pra Lumin tanimë e kemi dhe kampion”, ka shkruar Jahjaga duke u shprehur se nuk ka më mirë se të shohësh kaq shumë sukses në një periudhë kaq të shkurtë! Fëmijët e tillë, kaq intelegjentë, na e mbajnë shpresën gjallë se Kosova ka një të ardhme të ndritur. / KultPlus.com

Të ngjajshme