Macet, qentë dhe të tjerët, njihuni me finalistët e Comedy Pet Awards 2023 (FOTO)

28 Korrik, 2023 - 9:30 am

I çelur tre vjet më parë si një degë e Comedy Wildlife Photography Awards, të cilat kanë dhënë çdo vit fotot më qesharake të natyrës që nga viti 2015, Comedy Pet Awards, siç tregon edhe emri, u dedikohen ekskluzivisht kafshëve shtëpiake.

Megjithatë, shpirti është gjithmonë i njëjtë: t’i kapësh në momente komike dhe të papritura, me qëllimin e thjeshtë për të na bërë të qeshim dhe të harrojmë, të paktën për pak çaste, gjithçka që ndodh në botë.

Takimi veror me Comedy Pet Awards po bëhet një zakon gjithnjë e më i këndshëm, pikërisht kur vapa arrin kulmin, organizata shpall përzgjedhjen e 25 finalistëve që do të konkurrojnë për titullin “Kafsha shtëpiake më qesharake e vitit”.

Ashtu siç pritej, përzgjedhja përfshin kryesisht qentë dhe macet dhe protagonisti i madh i këtij viti është futbolli./ a2cnn / KultPlus.com

Të ngjajshme