Majlinda kualifikohet në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas

11 Janar, 2021 - 1:10 pm

Xhudistja kosovare po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes së artë pas rikthimit të saj në gara të rëndësishme pas afro një viti

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur në Katar.

Kampionia olimpike e mposhti me lehtësi zviceranen Evelyne Tschopp në çerekfinale për ta prerë biletën për në gjysmëfinale.

Xhudistja pejane fitoi me Ippon ndaj kundërshtares, e cila njëherësh pësoi lëndim.

Në gjysmëfinale, Majlinda do të ketë punë me francezen Amandine Buchard.

Kelmendi po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes së artë, në rikthimin e saj në gara pas afro një viti.

Paraprakisht, Majlinda në rrethin e parë të kategorisë 52 kilogramë e kishte mundur rumunen Andreea Chitu.

Në rrethin e dytë, Kelmendi ishte më e mirë se polakja Agata Perenc, kurse në atë të tretë, respektivisht në çerekfinale e eliminoi zviceranen Tschopp./ KultPlus.com

Të ngjajshme