Makina e Mbretëreshës Elizabeth II del në ankand

30 Prill, 2024 - 4:06 pm

Makina Daimler Maxhestik i vitit 2001 në pronësi dhe drejtuar nga mbretëresha, është aktualisht në ankand përmes shtëpisë së ankandeve Bonhams.

Bonhams tha se makina mbretërore pritet të shitet me një vlerë prej 45 mijë deri në 75 mijë dollarë. Aktualisht ka 50 oferta, me më të lartën 59 mijë dollarë.

Mbretëresha e zotëronte makinën sportive deri në vitin 2007, kur ajo iu kthye Jaguar Daimler. Për 11 vitet e fundit makina ka qenë pjesë e koleksionit privat, e ruajtur në një garazh./KultPlus.com

Të ngjajshme