2 Shtator, 2025 - 4:39 pm
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot në takim garuesen e Formula 4, Maltina Jashari.
Maltina, e cila jeton në Angli, është vajza e parë shqiptare që garon në arenën ndërkombëtare të garave të Formula-s. Ajo tashmë ka nisur procedurat për pajisjen me pasaportë të Kosovës, me synimin që ta përfaqësojë flamurin e vendit në pistat e shpejtësisë.
Synimi i saj është që nga viti i ardhshëm të ngjitet edhe më lart në hierarkinë e Formula-s, duke synuar nivele më të larta të këtij sporti.
Presidenti Krasniqi e përgëzoi Jasharin për guximin, përkushtimin dhe ambiciet e saj, duke i uruar suksese të mëdha në rrugëtimin sportiv./KultPlus.com