Margariti: Java e Evropës 2022, aktivitete në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë

2 Maj, 2022 - 8:25 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në eventet për Javën e Eropës 2022 nga datat 3-12 maj.

Margariti u shpreh se eventet do të organizohen më 3 Maj në Shkodër tek Pedonalja, më 5 Maj në Vlorë tek Lungomare, më 9 Maj në Tiranë tek Pedonalja.

“Të takohemi për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe vlerat e përbashkëta Evropiane”, theksoi Margariti, e cila nënvizoi se në këto evente janë përgatitur edhe disa aktivitete simpatikë për fëmijët.

“Java e Evropës2022  është pothuaj këtu! Ju presim të na bashkoheni më: 3 Maj në Shkodër tek Pedonalja; 5 Maj në Vlorë tek Lungomare; 9 Maj në Tiranë tek Pedonalja. Le të takohemi për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe vlerat e përbashkëta Evropiane. Ejani së bashku me më të vegjlit, kemi përgatitur disa aktivitete simpatike për ta”, theksoi Margariti në një postim. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme