Margariti në konferencën e UNESCO-s, “Trashëgimia kulturore në shek. XXI”

30 Nëntor, 2023 - 4:00 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, iu bashkua nismës së UNESCO-s dhe qeverisë italiane, “Call for Action”, gjatë konferencës  “Trashëgimia kulturore në shek. XXI”, mbajtur në Napoli.

Kjo nismë pritet të rrisë përgjegjësinë përballë sfidave me të cilat po na përball ky shekull, që nga ndryshimet klimatike e deri te kërkesat e reja të një turizmi kulturor gjithnjë në rritje.

“Call for Action” është një thirrje për të respektuar konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, materiale dhe jomateriale, por mbi të gjitha për t’ia vënë ato në shërbim njeriut, brezave të ardhshëm, që duhet ta gëzojnë dhe përcjellin.

Ministrja e Kulturës, Margariti është shprehur se organizimi ishte mbresëlënës, në qytetin-pasuri botërore të Napolit nga zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, homologu Gennaro Sangiuliano, me prezencën e drejtuesve të UNESCO-s, drejtores së Përgjithshme Audrey Azoulay, nëndrejtorit të Përgjithshëm për Kulturën Ernesto Ottone, politikëbërës e specialistë të trashëgimisë nga e gjithë bota./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme