Masakrat e Parisit të 2015, dënohet me burgim të përjetshëm Salah Abdeslam

30 Qershor, 2022 - 12:00 pm

Salah Abdeslam, i cili besohet të jetë i vetmi anëtar i mbijetuar i grupit që kreu një seri sulmesh vdekjeprurëse me armë dhe bomba në të gjithë Parisin në nëntor të vitit 2015, u shpall fajtor të mërkurën dhe iu dha dënimi më i rëndë i Francës, ai i përjetshëm dhe pa mundësinë e lirimit me kusht.

Sulmet lanë 130 të vdekur dhe 494 të plagosur në të gjithë kryeqytetin francez në bare, restorante, në një sallë koncertesh dhe jashtë stadiumit të famshëm Stade de France, ku po zhvillohej një ndeshje futbolli.

Abdeslam u shpall fajtor për të pesë pikat për të cilat u akuzua. Ai është vetëm personi i pestë në Francë i dënuar përjetësisht pa lirim kusht që kur u legalizua në 1994. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme