Masat e domosdoshme të higjienës orale gjatë pandemisë

31 Mars, 2020 - 7:30 pm

Kosova si shumë vende të tjera nëpër botë po përballet me pandeminë Covid-19.

Krahas rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtje dhe parandalim të virusit, duhet kushtuar kujdes edhe higjienës orale.

Më poshtë ju sjellim  disa rekomandime te përgatitura nga Valon Berani, Specialist i Parodontologjisë dhe Mjeksisë Orale, për dhëmbët dhe gojën si shtesë e masave të rekomanduara deri më tani nga IKSHP-së.

Dezinfektoni furrçën e dhëmbëve nëse jeni të sëmurë.

Nëse dyshoni që ju apo ndonjë anëtarë tjetër i familjes është i infektuar me COVID-19, ju duhet rregullisht të dezinfektoni objektet ose sipërfaqet ku mund të ketë pika të pështymës. Furrça e dhëmbëve mund të ketë pështymë ose gjak në të, të cilat janë treguar që e bartin virusin.

Peroksidi i Hidrogjenit 0.5% në mënyrë efektive redukon virulencën e virusit korona për vetëm 1 minut dhe se është përbërës aktiv në produktet dezinfektuese kundër korona virus SARS-CoV-2. Që të përfitoni Peroksid të Hidrogjenit (H2O2) 0.5%, atëherë Peroksidi i Hidrogjenit H2O2 3% duhet të zbutet me ujë të destiluar.

No photo description available.
Image may contain: text
Image may contain: text

Përmirësoni shprehitë tuaja të higjienës orale.

Edhe gjërat e vogla kanë peshë. Praktiko higjienën e mirë orale që ta mbash vetën dhe të tjerët të shëndetshëm. Pastro dhëmbët edhe më shpesh gjatë kesaj kohe (të paktën 2 herë në ditë) me furrçë të dhëmbëve dhe me penje në mes të dhëmbëve. Gjithashtu ndërrojeni furrçën e dhëmbëve.

Image may contain: text that says 'Wash your hands often Pastroni duart me uje dhe sapun para dhe pas pastrimit te'
Image may contain: text
Image may contain: text

Mos i prekni gojën, buzët, dhëmbët, gingivën (mishin e dhëmbëve) apo gjuhën me duar të papastërta.

Kafshimi i thonjëve dhe gjesendeve të tjera është i keq jo vetëm për dhëmbët por edhe për shëndetin në pergjithësi. Mund të përhapen bakteriet dhe viruset.

Gjithashtu mos e përdorni të njëjtën furrçë dhëmbësh apo të njëjtat gjësende për t’u ushqyer.

Image may contain: text that says 'Don't bite your nails Mos kafshoni thonjet dhe mos mbani apo tjera goje.'
Image may contain: text
Image may contain: text that says 'Don't share your food Mos i perdorni te njejtat gota, pipa, pije dhe ushqim dhe tjera.'

Të ngjajshme