Matematicientja me famë botërore, mësimdhënese në Shkollën Finlandeze

7 Shtator, 2020 - 11:16 am

Shkolla Finlandeze ka kënaqësinë të njoftojë se matematiciantja me famë botërore nga Finlanda, Maarit Rossi, Top 10 finaliste për çmimin mësimdhënësja më e mirë në botë (Global Teacher Prize), i cili ndryshe njihet si “çmimi Oscar për edukim” do t’iu bashkohet stafit të Shkollës Finlandeze si mësimdhënëse seniore për lëndën e matematikës.

Maarit ka përvojë mbi 30 vjeçare dhe është një nga matematicientet më të famshme në Finlandë dhe botë. Ajo ka punuar si mësimdhënese dhe drejtoreshë shkolle për disa vite, ka trajnuar me mijëra mësimdhënës në gjithë botën dhe ka publikuar 9 libra shkollorë për matematikë.

Maarit është themeluese e Pathstomath.com, platformë për mësim të matematikës dhe ka mision që matematikën ta bëjë të qasshme dhe të dashur për të gjithë nxënësit.

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë finlandez dhe ndërkombëtar; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.shkollafinlandeze.com apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze

Të fundit

Të ngjajshme