Mbahen aktivitete për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike për gratë e komunitetit RAE

3 Shtator, 2019 - 2:15 pm


Organizata “Sakuntala” së bashku me “Ec ma Ndryshe” dhe Kuvendin Komunal në Prizren kanë përgatitur aktivitet për gratë e komunitetit RAE, që është një komunitet ende i margjinalizuar në këtë qytet, përcjellë KultPlus.


“Shkathtësitë artizanale drejt fuqizimit të grave dhe vajzave rome, ashkalike dhe egjiptjane, me synim të përmirësimit të kushteve socio-ekonomike.

OJQ- “Sakuntala”, në mbështetje të Ec ma Ndryshe dhe Kuvendit Komunal, në zyrën e Roma Versitas në Prizren , ka mbajt aktivitetin e parë me gratë e komunitetit RAE për përmirësimin e kushteve socio – ekonomike”, thuhej në njoftim.

Synimi i këtij aktiviteti duket të jetë aftësimi i grave të këtij komuniteti.

“Me anë të këtij projekti do të ngiten shkathtësitë grave dhe vajzave rome, ashkalike dhe egjiptjane për pune dore, aksesore tradicional për dasmat rome të cilat ende janë evidente tek komuniteti romë. Më pas, me anë të kurseve do të vjen deri te fuqizimi dhe mobilizimi i tyre për të konkurruar në treg të punës dhe synim të përmirësimit të kushteve të tyre jetësore, përmirësimit të kushteve ekonomike, promovimi i produkteve të punë së dorës në aktivitetet e institucioneve lokalë ,OJQ mazhoance, përforcimi i bashkëpunimit me gratë /OJQ e grave mazhorance”. / KultPlus.com

Të ngjajshme