Mbetjet e paranojës komuniste, fotografi gjerman dokumenton zonat e harruara ushtarake

8 Tetor, 2022 - 8:19 pm

Ka shumë histori për atë që ndodhi në Shqipëri në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës, vecanërisht për objektet ushtarake, të cilat u ndërtuan pjesërisht me punë të detyruar.

Këto hapësira ishin reptësisht të ndaluara dhe te rrezikshme për të hyrë në to.

Fotografi gjerman Alfred Diebodl ka vizituar disa nga këto vende të cilat i ka dokumentuar në fotografi dhe material video, duke na risjellë hapësirat e harruara dhe enigmatike shqiptare.

“Në veri të Lezhës. Në Gjadër. Aty ka një fushë aviacioni më shumë se 2000 metra. U bëra kurioz. Fillova të investigoj. Mësova që aty ishte një bazë e forcave ajrore përgjatë regjimit komunizmit. Mora një leje për ta vizituar. Pashë tunelet. Avionet luftarakë dhe gjithcka tjetër. Më pas u bëra kurioz të vizitoja edhe më shumë lokacione.”

Këto fotografi  sot dëshmojnë se si Shqipëria ishte gjithmonë e përgatitur për “lufte” dhe mbrohej nga “nevoja e vazhdueshme”, që  kishin vendet fqinje dhe NATO-ja.  Avionët ishin të prodhimit sovjetik dhe kinez, ndërsa nëndetëset me bazë në Pasha Liman dhe Porto Palermo ishin kryesisht të prodhimit sovjetik.

“Ne duhet të dokumentojmë cfarë ka sot. Ta krahasojmë me të shkuarën dhe të shohim cfarë mund të mësojmë për të ardhmen. Kjo solli idenë e këtij projekti “mbetjet e paranojës”

Fotot e këtyre zonave ushtarake të harruara, të kompozuara në mënyrë artistike për të krijuar këtë ekspozitë, synojnë të dëshmojnë historinë në këndvështrimin e sotëm.

“Ti kalon pranë disa vendeve por nuk e ke idënë cfarë ndodh përtej. Cfarë ka ndodhur përgjatë kohës së Hoxhës. Kur Shqipëria ishte gati të mbronte veten kundër NATOs apo fqinjëve, edhe pse ky mund të ishte një mendim i papjekur. Patjetër ka pak paranojë kur ndërton një fuqi ushtri të tillë për të mbrojtur veten.”

Ekspozita qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog./topchannel/ KultPlus.com

Të ngjajshme