Mbi 1,623 maturantë kanë aplikuar në programin “Studime dhe Punësim”

24 Korrik, 2020 - 6:44 pm

Pas lansimit të programit Studime & Punësim nga Kolegji Universum, mbi 1,623 maturantë tashmë kanë aplikuar në këtë program. Program ky i cili kombinon studimet akademike me aftësimin profesional ose përvojë praktike në Kolegjin Universum dhe mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Kolegji Universum me këtë program i’u ofron maturantëve financim të plotë të studimeve, praktikë gjatë tri viteve si dhe punësim të garantuar pas diplomimit.

Këtë vit Kolegji Universum financon edukimin e 20 të rinjve. Këta përfitues të bursave nënshkruajnë kontrata me Kolegjin Universum e cila iu mundëson studentëve të punojnë 20 orë në javë në Kolegjin Universum.

Pas përfundimit të studimeve, studentët me performancë më të mirë nënshkruajnë kontratë të rregullt të punësimit me Kolegjin Universum.

Linku për aplikim https://forms.gle/xZNipiBLdEUEHfoS9

Afati i fundit për aplikim 31 Korrik 2020, ndërsa testi vlerësues do të mbahet me 10 Gusht. 

Për studentët e përzgjedhur pas fazës së testimeve, studimet në Kolegjin Universum financohen 100% nga Kolegji Universum dhe vlen për 3 vite studime. Ky financim dhe puna praktike vlen për të gjitha programet e studimit.

Për më shumë info për pozitat e hapura dhe bursat kliko këtu https://www.universum-ks.org/studime-punesim/ ose kontakto [email protected] apo 044 144 062. /KultPlus.com

Të ngjajshme