Mbrëmja poetike “Par Fumé” të shtunën në KultPlus Caffe Gallery

11 Nëntor, 2022 - 6:44 pm

Të shtunën mbrëma, më 12 nëntor, 2022 në KultPlus Caffe Gallery do të mbahet mbrëmje poetike “Par Fumé” nga Armend Zeqiri dhe Florist Bajgora.

“Par Fumé” është tymi i një qiriu të fikur të cilit i duhet një shkëndije e vogël për ta kthyer tymin në flakë.

“Par Fumé” është tentativë për të treguar shumë dhe nga kjo shumë të na kthejë në nivelin zero të njohurive duke hapur horizont të panjohur dhe duke parë që ajo që ne shohim e dimë është asgjë.

“Par Fumé” është ekspozitë fjalësh të shkruara nga boja e dhimbjes, nga maja e vuajtjes në trupin e adhuruar e shumë të vlerësuar për aq sa trupi nuk është një letër e hedhur në kosh plehrash.

“Par Fumé” është aroma që do u mbajë gjatë, edhe kur të zhvishni kostumin e intelektit dhe të hiqni grimin e patriarkut.

“Par Fumé” do jetë aty kur trupi, mendja e zemra juaj do jetë e lodhur e shpirti do te marrë formë.

“Par Fumé” është thirrja për të bërë diçka më shumë se leximi i një poezie.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të Fondit për Art Feminist të Artpolis përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. /KultPlus.com

Të ngjajshme