Mbrëmje e poetëve me Poetët e Simfonisë

10 Qershor, 2023 - 11:43 am

Magjia e fjalës poetike, e përcjellur me tingujt e bukur të kitarës, do t’i bashkojë poetët, të hënën, më 12 qershor 2023, në orën 20:00, në restaurantin “Symphony”, në Prishtinë.

Në këtë aktivitet që organizohet për herë të parë, poetët e ftuar do t’i lexojnë poezitë e tyre, pikërisht në vendin ku disa prej krijimeve letrare edhe i kanë shkruar.

Siç dihet, në shumë vende të botës janë të njohura kafene dhe restaurante ku kanë qëndruar shkrimtarë, të cilët pos që janë frymëzuar dhe kanë shkruar në ato ambiente, po kështu kanë kaluar edhe një pjesë të kohës së tyre.

Do të jetë rast i veçantë për poetët dhe pjesëmarrësit e tjerë, për t’i shpalosur çastet e bukura dhe kujtimet e paharruara në mbrëmjen e poetëve në “Symphony”./KultPlus.com

Të ngjajshme