Mbretëria e Bashkuar “pushtohet” nga vapa, pritet thyerja e rekordeve të temperaturës

15 Korrik, 2022 - 11:34 am

Temperatura në disa pjesë të Britanisë së Madhe mund të arrijë 40 gradë Celcius për herë të parë dhe njerëzve u kërkohet të marrin masa paraprake kundër nxehtësisë së madhe, transmeton KultPlus.

Një paralajmërim për motin ekstrem të nxehtësisë zbatohet nga e diela deri të martën në të gjithë Anglinë, që do të thotë se mund të ketë rrezik për jetën ose sëmundje të mundshme serioze.

Prezantuesi i BBC Weather, Matt Taylor, tha se kishte një “gjasë në rritje” që rekordi i lartë në Mbretërinë e Bashkuar të thyhej.

Vala e të nxehtit mund të shkaktojë ndërprerje të udhëtimit dhe infrastrukturës.

Temperatura më e lartë e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar ishte 38.7C në Kembrixh në vitin 2019. /KultPlus.com

Të ngjajshme