Mbreti Charles III nderon me Urdhrin Kalorsiak kitaristin e “Queen” Brian May

15 Mars, 2023 - 5:04 pm

Kitaristi legjendar i rock-ut, Brian May, ka marrë Urdhrin Kalorsiak nga mbreti Charles III i Britanisë së Madhe, sipas CNN.

May, i cili ishte një anëtar themelues i grupit ”Queen”, tani do të njihet si Sir Brian, pas ceremonisë së mbajtur sot në Buckingham Palace.

Ylli i rock-ut mori titullin e kalorësit “Knight Bachelor” për shërbimet e tij ndaj muzikës dhe bamirësisë.

Ai mori pjesë në ceremoni së bashku me bashkëshorten e tij, Anita Dobson, një ish-yll i televizionit britanik “EastEnders”.

May, 75 vjeç, ishte në mesin e më shumë se 1 000 personave në listën e parë të nderimeve të mbretit Charles III, të shpallur në dhjetor 2022.

Përveç performancës me banden e rock-ut “Queen” që nga vitet 1970, May është gjithashtu një astrofizikan./ KultPlus.com

Të ngjajshme