Mbreti Charles nuk do të shfaqet në kartëmonedhën e re të Australisë 5 dollarë

2 Shkurt, 2023 - 9:50 am

Mbreti Charles III nuk do të shfaqet në kartëmonedhën e re pesë dollarëshe të Australisë, ka njoftuar banka qendrore e vendit.

Një portret i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II shfaqet në modelin aktual prej pesë dollarësh.

Vdekja e Mbretëreshës vitin e kaluar ringjalli debatet për të ardhmen e Australisë si një monarki kushtetuese.

“Ky vendim i Bordit të Bankës së Rezervës vjen pas konsultimit me qeverinë australiane, e cila e mbështet këtë ndryshim”, tha banka në një deklaratë.

“Banka do të konsultohet me First Australians në hartimin e kartëmonedhës 5 dollarë. Kartëmonedha e re do të marrë disa vite për t’u dizajnuar dhe printuar. Ndërkohë, kartëmonedha aktuale 5 dollarë do të vazhdojë të emetohet. Ajo do të mund të përdoret edhe pasi të lëshohet kartëmonedha e re”, shtoi ai.

RBA aktualisht nuk ka plane të ndryshojë modelin e ndonjë prerje tjetër të kartëmonedhave australiane, tha një zëdhënës për BBC.

Nuk ka caktuar ende një datë se kur do të zbulojë modelin e ri të kartëmonedhës pesë dollarësh, shtuan ata. /KultPlus.com

Të ngjajshme