Mbyllet për arsye sigurie Muzeu i Luvrit

15 Tetor, 2023 - 8:30 pm

Muzeu i Luvrit në Paris, më i madhi në botë, u mbyll sot në mesditë për arsye sigurie, ndërsa Franca është në alarm, një ditë pas një sulmi islamik në Arras.

“Luvri mori një mesazh me shkrim që raportonte një rrezik për muzeun dhe vizitorët e tij dhe ne zgjodhëm (…) ta evakuonim dhe ta mbyllnim atë për gjithë ditën, ndërkohë që po kryejmë kontrollet thelbësore”, tha një zëdhënës në X.

Një burrë vrau një mësuese pas një sulmi me thikë, në një shkollë të mesme në Arras, Francën veriore.

Transmetuesi francez BFMTV tha se viktima ishte një mësuese dhe se një person tjetër u plagos.

BFMTV raportoi se njeriu u dëgjua duke bërtitur “Zoti është i madh” përpara se të kryente sulmin e tij.

”Autori u ndalua nga policia”, njoftoi ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin.

”Motivimi i sulmit ishte ende i paqartë”, tha policia.

Megjithatë, hetimin e ka marrë prokuroria e antiterrorizmit.

”Sulmuesi dhe vëllai i tij, i cili gjithashtu u arrestua, thuhet se janë nga Çeçenia”, raportoi gazeta ”Le Figaro” duke cituar burime të Ministrisë së Brendshme./KultPlus.com

Të ngjajshme