Më 20 nëntor shënohet Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve

20 Nëntor, 2022 - 8:30 pm

20 nëntori shënon Ditën Botërore të fëmijëve, shkruan KultPlus.

Qëllimi i shënimit të Ditës Botërore të fëmijëve është të kthejë vëmendjen e publikut të gjerë tek detyrimet që një shoqëri i ka ndaj fëmijëve, si dhe tek problemet më të rëndësishme të cilat përballen fëmijët.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1954 e shënoi 20 nëntorin si Ditën Botërore të fëmijëve, që ka për qëllim të sigurojë mirëqenie për të gjithë fëmijët në botë dhe t’i rikujtojë të rriturit se fëmijët, si anëtarë të barabartë të çdo shoqërie, kanë të drejtat e tyre dhe ato duhet të respektohen.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1959 e miratoi Deklaratën për të drejtat e fëmijëve, ndërsa në vitin 1989 u miratua edhe Konventa për të drejtat e fëmijëve. 

Të gjitha vendet anëtare të cilat e kanë miratuar Konventën për të drejtat e fëmijëve, sipas nenit  19 të Konventës për të drejtat e fëmijëve morën obligimin për të ndërmarrë të gjitha masat ligjore, administrative, sociale dhe arsimore për t’i mbrojtur fëmijët nga çfarëdo lloj forme të dhunës psikike, lëndimeve apo keqtrajtimeve, neglizhencës ose pakujdesisë, eksploatimeve, si dhe keqpërdorimit seksual.

Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur.

Gjithashtu kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe mirëqenien e fëmijëve të botës.

Qëllimi i shënimit të Ditës Botërore të fëmijëve është të kthejë vëmendjen e publikut të gjerë tek detyrimet që një shoqëri i ka ndaj fëmijëve, si dhe tek problemet më të rëndësishme të cilat përballen fëmijët. /KultPlus.com

Të ngjajshme