Më 5 nëntor vjen shfaqja e baletit “Zonjat nga Avinjoni”, në qendër historia e pesë grave dhe jeta e tyre

2 Nëntor, 2022 - 10:39 am

Në kuadër të manifestimit “Solemniteti Muzikor i Vjeshtës 2022” në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar më datë 5 nëntor në orën 20:00 do të shfaqet pjesa atraktive e baletit “Zonjat nga Avinjoni”, përcjell KultPlus.

Kjo shfaqje është e inspiruar nga piktura me të njëjtin emër e artistit Pablo Picasso, që flet për jetën e pesë grave dhe jetën e tyre, kërkimin e tyre për dashurinë, vdekjen e lirinë.

Në “Zonjat nga Avinjoni” do të luajnë: Aleksandra Mijallkova, Mimi Popo Aleksova Atanasovska, Ivana Kocevska, Sasha Evtimova, Hristina Naqevska, Mirosllav Mitrashinoviq, Ballazh Locei, Agim Baftii, Endru Kuk.

Muzika për këtë shfaqje është realizuar nga Kaliopi Bukle. Regjia dhe Koreografia është e Olga Pangos. Libreto dhe Dramaturgjia janë të Sasho Dimoski, Kostimograf është Rade Vasilev, kurse për Multimedian dhe Dizajnin është përkujdesur Emil Petrov, ndërkaq Milço Aleksandrov për Ndriçimin, për Grimin Zlatica Popovska.

Asistentë të koreografit janë Goran Bozhinov dhe Sasha Evtimova. Gjithashtu, janë shfrytëzuar elemente skenografike nga opera “Nusja e Dragoit” – Skenograf Valentin Svetozarev. /KultPlus.com

Të ngjajshme