Me 5 prill 1939 lindi mbreti Leka Zogu I

5 Prill, 2020 - 9:00 am

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Prill 2019

“Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqipëria tani ka një trashëgimtar të drejtpërdrejtë. Mbreti Zog I është baba.

Mbretëresha më e re në botë sapo ka lindur një djalë.

Është një djalë brun, i cili ka lindur këtë natë në kështjellën e Tiranës, kryeqytetin e Shqipërisë.

Populli është i lumtur, rrugët janë të zbukuruara me flamuj dhe nën dritaret e mbretëreshës Geraldinë dëgjohen brohoritjet.

Dasma, e 27 prillit të vitit të kaluar, e mbretit Zog të Shqipërisë dhe konteshës hungareze Geraldinë Apponyi ishte kurorëzimi i një romani dashurie me shumë pak protokoll. Thuhet se sovrani e pa, për herë të parë në një dyqan, atë që ai do të donte. Ajo ishte brune, e mrekullueshme, e veshur me një kostum të gjelbër dhe një triko jakë të mbyllur.

Mbreti Zog e mori vesh shpejt se ajo ishte e lirë, shumë e re dhe shumë e kërkuar në sallonet e Budapestit.

Geraldina e Shqipërisë është një sovrane e dashur nga populli i saj. Ja, këtë mëngjes, një nënë e re, i cila synon të ngrejë rreth saj brohoritjet. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1939-mbreti-zog-i-eshte-qe-prej-kesaj-nate-baba-i-nje-djali-trashegimtar-i-drejtperdrejte-i-fronit-te-shqiperise/?fbclid=IwAR2tcY9WqiY7YOClvTTVh9fTeKFotEn5CkeCeFgQA1s7YecBP69ZSYHVTXU

Të fundit

Të ngjajshme