Me 63.7%, Osmani gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët

28 Korrik, 2021 - 2:39 pm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Kosovës, me 63,7%.

Bekim Kupina, këshilltari i presidentes, ka thënë se puna e palodhshme e Osmanit është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tani.

“Presidentja Vjosa Osmani, sipas Pulsit Publik nga UNDP-ja dhe USAID-i, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, me 63,7%. Këto të dhëna nuk janë të rastësishme. Puna e palodhshme dhe guximi i saj për t’u dalë përballë sfidave të shumta është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tash”, ka shkruar Kupina.

Sipas tij, Osmani mbetet politikania që u qëndron besnike parimeve dhe premtimeve.

“Një presidente e përkushtuar, në shërbim të qytetarëve të saj!”, tha më tej Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani./ KultPlus.com

Të ngjajshme