“Më irritoi ai qymyri”, trajneri Tovërlani me gjuhë shumë raciste në televizion (VIDEO)

24 Nëntor, 2022 - 1:52 pm

Trajneri i Kombëtares së Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, në një dalje të fundit në televizion ka përdorur gjuhë shumë raciste, shkruan KultPlus.

Tovërlani ka përmendur lojtarin e Real Madridit, Antonio Rudigerin, i cili luan për Gjermaninë, duke iu drejtuar me fjalët “ngjyrë qymyri”.

“Ishte katastrofë, edhe me të tregu drejtë qaq shumë më ka irritu ai Rudigeri me ngjyrë qymyri derisa ishin në avantazh me rezultat 1:0”, ka thënë trajneri në emisionin “Dueli Sportiv”.

Edhe njëri prej lojtarëve të Superligës së Kosovës kishte përdorur gjuhë raciste gjatë një ndeshje futbolli, me ç’rast ishte suspenduar. /KultPlus.com

Të ngjajshme