Me mijëra pjesëmarrës në një festë ilegale në Britani

19 Korrik, 2020 - 7:00 pm

Policia ende po përpiqet ta shpërndajë turmën nga një festë ilegale në Britani, ku u mblodhën më shumë se 3,000 persona brenda natës.

Ngjarja, e cila ka ndodhur në një fushë që ishte e Forcave Ajrore ushtarake afër qytetit Bristol nisi të shtunën mbrëma, shkruan BBC.

Banorët nga shumë qytete të afërta u ankuan për zhurmën dhe policia dërgoi patrullat në terren. Pasi që kishin bërë vlerësimin, u vendos që të mos përpiqen të shpërndajnë tubimin për shkak “rreziqeve potenciale për sigurinë publike në një tubim me 3,000 njerëz dhe në terren të errët dhe të lagësht”.

Policët mbyllën rrugët por sidoqoftë njerëzit po linin veturat dhe po ecnin në këmbë deri tek vendi i festës, dhe kishte fluks të madh të njerëzve deri në orët e hershme të së dielës. Organizatorët e festës u akuzuan për papërgjegjësi ndaj shëndetit publik për shkak se kishin tubuar aq shumë njerëz në kohë të pandemisë. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme