Me rrëfime e intervista ekskluzive, KultPlus më afër lexuesit në ditët festive

30 Dhjetor, 2019 - 6:30 pm

KultPlus – e para gazetë online shqiptare që i kushtohet raportimit të denjë mbi artin dhe kulturën, edhe këtë fundvit është përkujdesur për lexuesit e saj.

Rrëfime e intervista ekskluzive dhe simpatike do të mund t’i lexoni me 31 dhjetor, 1 e 2 janar, në ditët festive të Vitit të Ri 2020.

Antoneta Kastrati, Dastid Ferati, Rozafa Çelaj, Arif Ziberi, Visar Morina e Rinaldo Sata janë disa prej emrave që këtë fundvit ia kanë besuar rrëfimet e tyre më të bukura KultPlusit. Të tjerë emra të njohur e të panjohur të artit e kulturës, por edhe rrëfime njerëzore të dhimbshme e të bukura, do të mund t’i lexoni në www.kultplus.com

Gazetarët e KultPlus dhe stafi janë përkujdesur që në ditët festive të mund të lexoni tekste interesante, duke mos harruar edhe raportimin ditor të cilin e bëjmë tash e disa vite.

Si çdoherë, ju ftojmë të na lexoni por edhe të na shkruani mbi personazhet, tregimet dhe momentet që ju doni t’i shihni në KultPlusin tonë dhe tuajin.
Urime festat!

Të ngjajshme