Me shumë risi në 2024-tën, ‘Flaka e Janarit’ fillon të enjten

9 Janar, 2024 - 6:31 pm

Të enjtën do të fillojë Manifestimi Kombëtar Kulturor, “Flaka e Janarit” 2024, shkruan KultPlus.

Sikurse çdo vit, ky manifestim do të fillojë me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Drejtoria për Kulturë e kësaj komune ka bërë të ditur përmes një njoftimi se gjatë edicionit të 33-të të “Flakës së Janarit” do të mbahen një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, si: Paneli i Flakës, Ora e madhe letrare, shfaqje filmash, festivali i “Talia e Flakës”, vizita tek familjet e dëshmorëve të kombit, etj.

Në kuadër të aktiviteteve të “Flakës “ këtë vit do të  inaugurohet edhe shtatorja e heroit Kadri Zeka dhe do të mbahet një akademi për të.

Manifestimi ‘Flaka e Janarit’ organizohet në nderim të dëshmorëve të kombit.

“Flaka e Janarit” organizohet nga Komuna e Gjilanit.

Programi i “Flakës së Janarit” 2024:

Të ngjajshme