“Mediat janë skandaloze”, Edi Rama dhe Marin Mema shkëmbejnë replika për raportimet e tërmetit

1 Dhjetor, 2019 - 5:20 pm

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe gazetari i njohur Marin Mema të pranishëm në mbledhjen urgjente të qeverisë, ku është ngritur Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, kanë shkëmbyer replika në lidhje me rolin e medias në këto ditë të rënies së tërmetit.

Gazetari Mema tha se nuk është aspak dakord me shprehjen e kryeministrit që “mediat janë skandaloze”, ndërsa Rama u shpreh se jo të gjitha mediat mund të futen në një thes, por ka nga ata media që janë sipas tij, skandaloze e madje kriminale.

Marin Mema: Nuk do të lejoja këtu që media të quhet skandaloze. Si çdo sektor në këtë vend, edhe media ka probleme, por kjo nuk do të thotë të nxijmë gjithë median. Ne jemi për koordinim e jo për centralizim. Ne kemi disa detyrime përballë shqiptarëve, jemi këtu si zëri dhe syri i tyre dhe besoj se kjo ka vlerë për çdo ministri. Ne duam të përgjigjemi me fytyrë, me zë.

Edi Rama: Mediat janë skandaloze, shumë prej tyre në kohën që nejrëzit janë në panik. Unë kam parë njerëz që kanë harruar të marrin frymë. Nuk janë të gjithë njësoj, por flas për produktin. Jo vetëm skandaloze, por është kriminale madje, sepse bëhet fjalë për psikozën e një populli të tërë. Kanë ikur njerëz nga Tirana e Durrësi, kanë ikur nga terreni. Me ato gënjeshtra e sharlatanizma që dëgjon, njeriu thotë këtu ka ardhur fundi i botës. Çfarë duhet të bëjnë më shumë? Të nxjerrë pushkën. Këtu nuk je si media, por njerëzve më të respektuar të vullnetarëve. / BallkanWeb / KultPlus.com

Të ngjajshme