4 Gusht, 2025 - 12:58 pm
Një mbrëmje magjike pritet të jetë ajo e 5 gushtit, kur në Amfiteatrin Antik të Durrësit do të zhvillohet koncerti “Meloditë e Mesdheut”.
Sopranoja e mirënjohur, Inva Mula, prezantoi në rrjetet sociale, këtë aktivitet si një udhëtim muzikor i ndjeshëm dhe i fuqishëm, që vjen në një skenë historike.
Koncerti ka në program këngët e meloditë më të bukura të pellgut të Mesdheut. Koncerti “Meloditë e Mesdheut” do të sjellin në skenën e lashtë, duon Ekland & Redi Hasa, si dhe Korin e Fëmijëve “Okarina” të cilët vijnë nga Prishtina e që do t’i japin kësaj performance një atmosferë magjike. Edhe krybashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ftoi të mos e humbisni këtë event të veçantë që bashkon artin, kulturën dhe emocionin.
Sopranoja Inva Mula vjen me këtë koncert pas MIK Fest në Korçë, ku u zhvillua edicioni i tij i tetë./atsh/KultPlus.com