займ на карту онлайн потребительский кредит

Memorandum bashkëpunimi për aktivitete kulturore dhe historike

14 Tetor, 2020 - 1:40 pm

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën kulturore dhe historike, shkruan KultPlus.

Memorandumi i bashkëpunimit synon përkujtimin e ngjarjeve me rëndësi historike nga këto institucione, nxitjen e kulturës së leximit, promovimin e letërsisë shqiptare dhe krijimtarinë e të rinjve.

“Të dyja palët u dakorduan për të shkëmbyer botime të institucioneve respektive, organizimin e ligjëratave të hapura me studentë në fushën e librit, ofrimin e ekspertizës së personelit akademik të FHF-së për recensa apo konsulencë, si edhe kryerjen e internship-eve dhe angazhimin e studentëve në projektet e QKLL-së”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Ky memorandum do të siguroj një pasuri për jetën kulturore dhe historike të Shqipërisë./KultPlus.com

Të ngjajshme