Merita Çoçoli , një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

6 Dhjetor, 2019 - 1:30 pm

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Homazh e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Merita Çoçoli është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel. 

Merita Çoçoli

Nga viti 1995, jeton me familjen e saj në Shkup, në Maqedoninë e Veriut,  ku  nisi  karrierën si gazetare e kulturës, skenariste dhe regjisore   e disa dokumentarëve televizivë që janë  vlerësuar  me çmime ndërkombëtare.

Në Televizionin Shtetëror të Maqedonisë  Programi  në  Gjuhën Shqipe,  për 25 vjet  ndjek   dhe promovon kulturën shqiptare,  nëpërmjet  kronikave të lajmeve,  reportazheve dhe emisioneve në Studio,  të cilat kapin shifrën e mbi 700 premierave në vazhdimësi.

Është shefe e Departamentit të Filmit artistik, dokumentarit, dokumentareve tëpërpunuara dhe Teatrit. Tashmë ka nisur një cikël të riemisionesh TV Arkiv, ku çdo të Premte shfaq, për here të parëarkivin e televizionit në gjuhën shqipe qe nga viti 1968.

Është ideatore dhe pjesë e bordit të Festivalit Teatror “Akt Fest” që mbahet çdo vit në Shkup. Festivali shpërblen aktorët më tëmire profesionistë Shqiptarë nga të gjitha trevat shqipëfolëse,për krijimet e tyre gjatë vitit. Pa lënë edhe aktrimin ajo  realizon filma dokumentarë me një gjuhë bashkëkohore,  ku ngjarja realizohet nga aktorë, filma që mbështeten financiarisht nga Fondi i Filmit të Maqedonisë. Filmi i fundit me regji dhe skenar të Mertita Çoçolit kishte premierën në Shkup.

Filmi tiullohet“Nezo” dhe flet për luftën e Kosovës parë nga këndvështrimi human i popullsisë civile, e cila vuan pasojat e rënda të luftës. “Luftës i vjen erë çnjerëzimi”, është mesazhi që Merita Çoçolipërcjell në filmin dokumentar .

Me zërin e saj të veçantë, paraqitjen që nuk njeh moshë dhemprehtësinë e vëzhgimit, Merita Çoçoli është një personalitet iartit dhe kultures shqiptare. .KultPlus.com

Të ngjajshme