Mesazhi që Mbreti Charles i dërgon botës përmes fotove me nënën e tij të ndjerë

21 Tetor, 2022 - 4:50 pm

Mbreti Charles humbi nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth, më 8 shtator 2022, ndërsa ende nuk mund të pajtohet plotësisht me humbjen e saj. Monarku ka marrë qindra ngushëllime nga publiku, ndërsa një fans mbretëror ka zbuluar foton që Charles përdor në përgjigje të letrave që merr.

Duke postuar në Twitter, një përdorues i njohur si RoyalsOther ndau dy foto të kartës që mori. Karta tregon një fotografi të bukur të Charles të vogël me nënën e tij, e cila po shikon nga një dritare në Balmoral, rezidenca mbretërore e preferuar e mbretëreshës së ndjerë. Fotoja është bërë në vitin 1952 kur mbreti Charles ishte vetëm katër vjeç.

“Ishte shumë mirësjellje nga ana juaj që më dërguat një mesazh kaq të mrekullueshëm bujar pas vdekjes së nënës sime të dashur. Fjalët tuaja janë jashtëzakonisht ngushëlluese dhe nuk mund t’ju them se sa thellë vlerësohen në këtë kohë pikëllimi të pamasë”, thuhet në letrën e monarkut.

Mbreti Charles i është referuar fëmijërisë së tij, ndërsa në vitin 2021 ai kujtoi momentet argëtuese me babain e tij të ndjerë, Princin Philip, për programin e BBC One.

“Ai ishte i shkëlqyeshëm në organizimin e lojërave. Dua të them, gëzimi i të paturit prindër të rinj ishte padyshim… kishte shumë ndjekje dhe çmenduri”, u shpreh Mbreti Charles./abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme