Minatori që u bë milioner brenda natës

4 Gusht, 2020 - 12:00 pm

Minatori nga Tanzania, që u bë milioner brenda natës në qershor për shitje të dy gurëve Tanzanite me vlerë 3.4 milionë dollarë, ka shitur edhe një tjetër të tretë për dy milionë dollarë, shkruan BBC.

Zbulimi i tretë i Saniniu Laizerit është 6.3 kilogramë. Gurët e çmuar Tanzanite gjinden vetëm në veri të Tanzanisë dhe përdoren për të bërë ornamente.

Është një prej gurëve të çmuar më të rrallë në Tokë dhe gjeologët në Tanzani kanë parashikuar se brenda 20 vjetëve mund të shteren këto gurë.

Vlera e gurit varët nga rrallësia, sa më fine të jetë ngjyra dhe më e qartë, aq më lartë është çmimi

Lazier i ka bërë thirrje minatorëve më të vegjël që të punojnë me Qeverinë, duke thënë se përvoja e tij është shembull i mirë.

“Shitja te qeveria nënkupton se nuk ka rrugë të shkurtër, janë transparent”, ka thënë ai gjatë ceremonisë në minierën Mirerani. / KultPlus.com

Të ngjajshme