Ministri Çeku: Lamtumirë artist i madh

23 Gusht, 2023 - 4:19 pm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së aktorit Xhevat Qorraj, shkruan KultPlus.

Minstri Çeku përmes një postimi në facebook, ka thënë se vdekja e Qorrajt është një humbje madhe për artin e kulturën, porse ai do të vazhdojë të ndriçojë  rrugën e artit edhe për për shumë breza nga bagazhi i pasur artistik.

“Lamtumirë artist i madh!Lajmi për vdekjen e Xhevat Qorrajt, një prej aktorëve më të spikatur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, na trishtoi të gjithëve. Një humbje e madhe për artin e kulturën, por me një galeri të pasur rolesh, Qorraj do të mbahet mend gjatë dhe do të vazhdojë të ndriçojë rrugën e artit për shumë breza.

Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të gjithë komunitetin artistik”, thuhet në tekstin ngushëllues të Ministrit Qorraj./KultPlus.com

Të ngjajshme