4 Shtator, 2025 - 1:30 pm
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shprehur mbështetjen e tij për ekipin kombëtar të Kosovës në prag të nisjes së garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova”, e cila këtë vit shënon një sukses të veçantë me pjesëmarrjen e 16 shteteve dhe 124 sportistëve nga mbarë bota.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Çeku publikoi momente nga takimi me çiklistët e Kosovës, duke theksuar rëndësinë që kjo garë ka për sportin vendor, imazhin ndërkombëtar të vendit, por edhe për promovimin e turizmit sportiv në Kosovë.
“Me ekipin e Kosovës para fillimit të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova”, ku po marrin pjesë 16 shtete, 124 sportistë.
Shumë suksese për garuesit tanë.” – ka shkruar Çeku.
Pjesëmarrja e gjerë ndërkombëtare në këtë edicion tregon rritjen e besueshmërisë dhe profesionalizmit në organizimin e ngjarjeve sportive në Kosovë, ndërkohë që çiklistët kosovarë kanë shansin të garojnë përkrah emrave të njohur të skenës ndërkombëtare./KultPlus.com