Ministri Çeku për vdekjen e Haqif Mulliqit: Do të vazhdojë të frymëzojë gjenerata të studiuesve dhe entuziastëve të kulturës

25 Korrik, 2023 - 9:21 pm

Ka vdekur sot profesori Haqif Mulliqi. Vdekja e tij ka lënë të pikëlluar jo vetëm familjarët por edhe të gjitha ata qe e njohën e çmuan fort.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku përmes një telegram ngushëllimi është shprehur se Mulliqin do ta kujtojmë me krenari si një emër me të cilin është personifikuar teatri i mirëfillt.

KultPlus ju sjell telegram ngushëllimin nga ministri Çeku:

E nderuar familje Mulliqi,

Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Prof. Dr. Haqif Mulliqi.

Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen tuaj.

Do ta kujtojmë me krenari si një emër me të cilin është personifikuar teatri i mirëfilltë dhe do të mbetemi përherë mirënjohës për kontributin e tij si pedagog universitar, dramaturg, regjisor, studiues, kritik i dramës publicist dhe eseist.

Opusi krijues i Prof. Dr. Mulliqit në fushën e dramaturgjisë është i vëllimshëm dhe shumështresor, e kjo trashëgimi do të vazhdojë të frymëzojë gjenerata të studiuesve dhe entuziastëve të kulturës në Kosovë dhe më gjerë.

Ndikimi i Prof. Dr. Haqif Mulliqit u shtri shumë përtej sferës akademike. Ai ishte i njohur për ngrohtësinë dhe mirësinë e tij, duke e bërë atë një figurë të dashur brenda komunitetit. Ngushëllime atyre, miqve dhe kolegëve!

Sinqerisht, Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Republika e Kosovës. / KultPlus.com

Të ngjajshme