Ministri Çeku përgëzon Bad News Eagle për arritjet në garat e lojërave elektronike

7 Shkurt, 2023 - 3:30 pm

Ekipi i lojërave elektronike CS:GO, Bad News Eagle, sot janë pritur nga Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.

Bashkë biseduan për gjendjen e përgjithshme të ekipit dhe emërimin e trajnerit të ri, agjendën

e ndeshjeve për këtë vit dhe synimet e ekipit për të ardhmen.

Duke i vlerësuar për sukseset e jashtëzakonshme në garat e fundit, Ministri Çeku u premtoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e qeverisë edhe në vazhdimësi. / KultPlus.com

Të ngjajshme